Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi sot në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në zonën Mazgit–Trudë, duke konfirmuar se në të janë përfshirë dy automjete dhe jo vetëm një, siç ishte raportuar fillimisht.

Sponsor 3M Express

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, pas analizimit të pamjeve filmike të publikuara dhe veprimeve hetimore, është konstatuar se bëhet fjalë për një aksident mes dy automjeteve.

Policia ka identifikuar të dy drejtuesit e veturave, përfshirë edhe shoferin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Të dy janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Njëri prej tyre është kontrolluar nga ekipi mjekësor, me ç’rast janë konstatuar lëndime të lehta.

Për nevojat e hetimeve të mëtejshme, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident.

Hoxha ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si kundërvajtje dhe të trajtohet nga hetuesit kompetentë policorë.

Policia ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve./Telegrafi.

Lexo edhe

LEX | U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës

LEX | U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës

Dy vetura të përfshira në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia identifikon edhe shoferin që u largua

Dy vetura të përfshira në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia identifikon edhe shoferin që u largua

Fermin Lopez, njeriu i mbrëmjes! Barcelona kalon në avantazh

Fermin Lopez, njeriu i mbrëmjes! Barcelona kalon në avantazh

Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” | Momenti