Filharmonia e Kosovës dhuron një mbrëmje madhështore muzikore

Filharmonia e Kosovës dhuron një mbrëmje madhështore muzikore

Filharmonia e Kosovës dhuron një mbrëmje madhështore muzikore

Programi koncertal u hap me veprën “Ciaccona”, nga “Rekuiemi polak” i kompozitorit Krzysztof Penderecki, kushtuar Papa Gjon Palit II. Më pas u interpretua poema simfonike “Skënderbeu” e kompozitorit shqiptar Fahri Beqiri.

Pjesa e parë e koncertit u përmbyll me “Koncertin për violinë dhe orkestër nr. 1” të kompozitorit polak Karol Szymanowski, vepër e interpretuar për herë të parë në Kosovë. Soliste ishte violinistja polake Joanna Konarzewska.

Sponsor 3M Express

Në interpretimin e kësaj vepre, Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës iu bashkuan edhe pesë instrumentistë të Filharmonisë së Krakovës, në kuadër të bashkëpunimit të nisur këtë vit ndërmjet dy institucioneve.

Pjesa e dytë e koncertit solli oratoriumin monumental “Homagium Matri Teresiae” të kompozitorit Mendi Mengjiqi, me pjesëmarrjen e Korit dhe solistëve Adelina Paloja (soprano), Ivana Hoxha (mezzosoprano), Matias Xheli (tenor) dhe Bledar Domi (bas).

Koncerti u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke shënuar një tjetër ngjarje të rëndësishme për jetën muzikore në Kosovë dhe një hap të ri në bashkëpunimin ndërkombëtar të Filharmonisë së Kosovës.

Kjo mbrëmje shërben edhe si prelud i prezantimit të Filharmonisë së Kosovës në Filharmoninë e Krakovës, ku ajo do të paraqitet më 16 dhe 17 tetor 2026.

Koncerti u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Varshavë dhe të partnerit medial, Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

Aksident te Bill Clintoni, përplasen motoçiklisti dhe një veturë

Aksident te Bill Clintoni, përplasen motoçiklisti dhe një veturë