Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Skuadra nga Drenasi vazhdon të tregojë formë pozitive në kampionat, pasi pas fitores ndaj Dukagjinit dhe barazimit me Malishevën, ka arritur të marrë tri pikë edhe përballë një prej skuadrave pretendente për kreun e tabelës.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u karakterizua me rivalitet dhe lojë të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat krijuan disa mundësi shënimi, por asnjëra nuk arriti të gjente rrugën drejt golit.

Sponsor 3M Express

Edhe në fraksionin e dytë loja mbeti e hapur, me raste nga të dyja anët. Megjithatë, vendasit u treguan më këmbëngulës dhe arritën ta shpërblejnë angazhimin e tyre në fund të takimit.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Ibrahim Cërvadiku u bë protagonist në minutat shtesë, duke realizuar një gol të bukur që i siguroi Feronikelit ’74 fitoren me rezultat 1-0.

Me këtë triumf, Feronikeli ’74 ngjitet në pozitën e shtatë me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Ballkani mbetet i katërti me 19 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Feronikeli ’74 do të përballet me Dritën në udhëtim, kurse Ballkani do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

Nis asfaltimi i rrugëve në Kutllovc, projekti përfshin edhe katër fshatra të Shalës së Bajgorës

Nis asfaltimi i rrugëve në Kutllovc, projekti përfshin edhe katër fshatra të Shalës së Bajgorës

“Kur lind djalë qitet alltia, kur je grua alltia drejtohet kah ti”, protesta kundër vrasjes së grave

“Kur lind djalë qitet alltia, kur je grua alltia drejtohet kah ti”, protesta kundër vrasjes së grave

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë | Momenti