Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

Tragjedi në Kaliforni, dy parashutiste humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë një trajnimi

Dy parashutiste kanë humbur jetën në një aksident tragjik në shtetin amerikan të Kalifornisë, pasi janë përplasur me njëra-tjetrën në ajër gjatë një hedhjeje me parashutë.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të premten, pranë Liqenit Elsinore, gjatë një kampi trajnimi të organizuar për gratë nga kompania “Skydive Elsinore”.

Sipas raportimit të “The New York Times”, përplasja ndodhi në një lartësi prej rreth 45 metrash, në momentin kur dy sportistet po përgatiteshin për ulje. Pas kontaktit, parashutat e tyre u ngatërruan, duke bërë që të dyja të pësonin lëndime fatale.

Parashutistet u dërguan me urgjencë në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Një zëdhënës i kompanisë “Skydive Elsinore” konfirmoi se aksidenti ndodhi gjatë kampit të trajnimit për gratë, ndërsa identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.

Deirdre Vickers, zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Riverside, bëri të ditur se rasti është nën hetim, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkaqeve të sakta që çuan në këtë tragjedi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

“Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

Nesër derbi Atletico-Barcelona, flasin Simeone e Flick

Nesër derbi Atletico-Barcelona, flasin Simeone e Flick

Reshjet e shiut përmbytin 70 mijë tenda në Gaza, mijëra palestinezë mbesin pa strehim

Reshjet e shiut përmbytin 70 mijë tenda në Gaza, mijëra palestinezë mbesin pa strehim