FC KEK pranë marrëveshjes me Sedat Pajazitin, pritet të marrë një rol kyç në projektin e ri të klubit

FC KEK duket se po vazhdon ndërtimin e një projekti ambicioz sportiv, ku një rëndësi e veçantë po i kushtohet organizimit profesional të klubit, zhvillimit të akademisë dhe forcimit të ekipit të parë.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve, drejtuesit e rinj të FC KEK-ut janë në bisedime të avancuara me trajnerin Sedat Pajaziti, i cili pritet të jetë pjesë e rëndësishme e strukturës së re organizative të klubit.

Pajaziti vjen me një përvojë të gjatë në futbollin e Kosovës dhe Shqipërisë, ku gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve të njohura si SC Gjilani, FC Drita, FC Drenica, FC KEK dhe KF Vëllaznimi në Kosovë, si dhe KF Teuta, KF Apolonia dhe FK Kukësi në Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e projekteve të rëndësishme sportive, ndër të cilat veçohet arritja në finalen e Kupës me FC Dritën. Gjithashtu, në sezonin 2017/2018, pati një rol të rëndësishëm në rikthimin e FC KEK-ut në Superligën e Kosovës, duke regjistruar një seri prej 18 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Sipas burimeve, Pajaziti pritet të marrë pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm për Zhvillimin dhe Organizimin Sportiv të Klubit, me një projekt që synon një bashkëpunim afatgjatë, ku ndër mundësitë që po shqyrtohen është edhe një marrëveshje pesëvjeçare.

Në kuadër të këtij projekti, përgjegjësitë e tij pritet të përfshijnë: Hartimin e planeve konkrete dhe afatgjata për zhvillimin e Akademisë së Futbollit FC KEK. Organizimin dhe koordinimin profesional të të gjitha grupmoshave. Krijimin e një modeli të qëndrueshëm për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja. Planifikimin dhe organizimin sportiv të ekipit të parë. Përzgjedhjen dhe afrimin e futbollistëve cilësorë, me synim ndërtimin e një skuadre konkurruese. Koordinimin e stafit teknik dhe strukturave sportive të klubit.

Një nga objektivat kryesore të këtij projekti pritet të jetë krijimi i një lidhjeje të drejtpërdrejtë ndërmjet akademisë dhe ekipit të parë, duke u dhënë mundësi futbollistëve të rinj të kalojnë gradualisht në futbollin profesionist.

Mbetet të shihet nëse bisedimet do të konkretizohen me marrëveshje zyrtare, por gjithçka tregon se drejtuesit e rinj të FC KEK-ut po synojnë të ndërtojnë një strukturë me vizion afatgjatë.

Lexo edhe

Ajrina Gashi-Hamdiu: Kanë ble rrymë prej Serbisë, janë të dhënat doganore

Ajrina Gashi-Hamdiu: Kanë ble rrymë prej Serbisë, janë të dhënat doganore

Brajan Gruda po shkëlqen me Gjermaninë, paraqitje spektakolare edhe ndaj Holandës – lojtar i ndeshjes, pothuajse nota perfekt

Brajan Gruda po shkëlqen me Gjermaninë, paraqitje spektakolare edhe ndaj Holandës – lojtar i ndeshjes, pothuajse nota perfekt

Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut

Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut