Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut

Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut

Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut

Papa Leoni XIV është goditur në sy nga një objekt që dukej si rruzare, teksa makina e tij papale po lëvizte mes turmave të njerëzve në Peru të hënën.

Sponsor 3M Express

Pamjet filmike tregojnë pontifikun 71-vjeçar duke fërkuar syrin pasi objekti u hodh në drejtim të tij, pak para meshës përmbyllëse në bazën ajrore Las Palmas.

Megjithatë, Papa arriti të vazhdonte me agjendën e tij dhe nuk dukej se kishte pësuar ndonjë lëndim, transmeton Telegrafi.

“Udhëtimi im po përfundon, por misioni vazhdon”, u tha Leoni XIV të pranishmëve më vonë.

“Në përfundim të këtij udhëtimi apostolik, edhe unë dëshiroj t’ju forcoj në besim dhe dashuri dhe t’ju siguroj se do t’ju mbaj gjithmonë me vete. Po, edhe populli peruan është populli im!”, shtoi ai.

Turneu i Papës në Amerikën e Jugut përfshiu vizita edhe në Uruguai dhe Argjentinë. Udhëtimi u zhvillua vetëm disa javë pasi ai iu nënshtrua një operacioni në mushkërinë e djathtë në Romë, pas diagnostikimit me një formë të kancerit të mushkërive.

Në tetor, Vatikani bëri të ditur se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ishte hequr “lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë”. Po ashtu, u konfirmua diagnoza e adenokarcinomës pulmonare, e dyshuar edhe nga ekzaminimet para operacionit.

Më vonë, mjekët deklaruan se një radiografi e kraharorit kishte treguar “rikuperim të mirë” të mushkërisë së prekur. Megjithatë, ndërhyrja kishte ngritur pikëpyetje lidhur me mundësinë e realizimit të udhëtimit në Amerikën e Jugut.

Paraqitja e Papës gjatë vizitës duket se ka zbutur shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore dhe procesin e rikuperimit.

Gjatë qëndrimit në Peru, Leoni XIV pati mundësinë të vizitonte edhe Chiclayon, qytetin ku kishte jetuar dhe punuar më parë si misionar e më pas si ipeshkëv. Atje ai drejtoi një meshë në ambient të hapur, ku morën pjesë rreth 500 mijë persona.

Papa, i lindur në Çikago të Shteteve të Bashkuara, ka edhe shtetësi peruane, pasi për shumë vite shërbeu në këtë vend. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulme masive ukrainase me dronë në territorin rus

Sulme masive ukrainase me dronë në territorin rus

Protestat në Shqipëri frenojnë investimet e Kosovës

Protestat në Shqipëri frenojnë investimet e Kosovës

Tavanet e varura po dalin nga moda? Trendi i ri e transformon dhomën, por ka një mangësi

Tavanet e varura po dalin nga moda? Trendi i ri e transformon dhomën, por ka një mangësi

Papa Leoni XIV goditet në sy me një rruzare gjatë vizitës në Amerikën e Jugut | Momenti