Në letrën e tij, presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur poresidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.
“Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të letrës, presidenti Erdogan i ka uruar presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.
Burimi: RTKLive




