Drita triumfon në Suharekë, vendos Besnik Krasniqi

Drita triumfon në Suharekë, vendos Besnik Krasniqi

Drita triumfon në Suharekë, vendos Besnik Krasniqi

Kur dukej se përballja do të mbyllej pa gola, Besnik Krasniqi u shfaq në momentin vendimtar, duke realizuar në minutën e 91-të dhe duke ia siguruar skuadrës gjilanase tri pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës.

Drita ishte më kërkuese gjatë takimit dhe këtë e dëshmoi edhe përmes statistikave. Skuadra mysafire e përfundoi ndeshjen me 52 për qind të posedimit të topit, ndërsa krijoi më shumë mundësi për shënim sesa vendasit.

Sponsor 3M Express

Gjilanasit regjistruan gjithsej 11 goditje drejt portës, përballë katër tentimeve të Ballkanit. Edhe në goditjet në kuadrin e portës, Drita ishte më e mirë, me pesë të tilla, ndërsa skuadra nga Suhareka pati vetëm dy.

Pavarësisht se goli i fitores erdhi në çastet e fundit të takimit, Drita arriti ta konkretizonte epërsinë e treguar në lojë, duke u larguar nga Suhareka me pikë të plota.

Pas kësaj fitoreje, Drita ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e tretë në tabelë. Në anën tjetër, Ballkani mbetet me 13 pikë, në pozitën e pestë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores amerikane në Greqi

Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores amerikane në Greqi

Kalojnë në Komision ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kalojnë në Komision ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Musliu: Kërcënimet, presionet dhe linçimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme

Musliu: Kërcënimet, presionet dhe linçimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme