Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg

Miliarderi amerikan Elon Musk i është bashkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kohën kur po diskutohen mundësitë për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

Sponsor 3M Express

Pronari i kompanive “SpaceX” dhe “Tesla” ka deklaruar se Zelensky “ka shkuar shumë larg”, duke iu bashkuar qëndrimeve të Trumpit, i cili ka kërkuar që Ukraina të zhvillojë zgjedhje.

Trump ka pretenduar gjithashtu se lufta mund të ishte përfunduar më herët përmes negociatave dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të arrijë një marrëveshje.

Deklaratat vijnë në një kohë kur luftimet në Ukrainë vazhdojnë. Të shtunën në mbrëmje, sulmet ruse me dronë dhe raketa në rajonin e Dnipropetrovskut vranë një fëmijë 11-vjeçar dhe plagosën pesë persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj

Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj

“Mbështesim Kosovën”, Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

“Mbështesim Kosovën”, Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg | Momenti