Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli
Një shtetas i Kosovës, me inicialet S.S., është ekstraduar të martën nga Italia në Kosovë, pasi ishte i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 6 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. […]

Një shtetas i Kosovës, me inicialet S.S., është ekstraduar të martën nga Italia në Kosovë, pasi ishte i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 6 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai kërkohej për veprat penale “Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal” dhe “Kontrabandë me emigrantë”.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi u realizua në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë.

Pas ekstradimit në Kosovë, S.S. i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Gjakovës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore./Telegrafi/

Lexo edhe

Anglia mposht sërish Çekinë, Kane shënon dygolësh në natën historike

Anglia mposht sërish Çekinë, Kane shënon dygolësh në natën historike

PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

Hamza me grupin parlamentar shkojnë në sallën e seancave plenare

Hamza me grupin parlamentar shkojnë në sallën e seancave plenare

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli | Momenti