PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-ministrja e PDK-së, Justina Shiroka-Pula, është emër i pranueshëm për këtë parti për postin e Presidentes së Kosovës. Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK-ja pret që të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa bëri të ditur se si kundërkandidate për […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-ministrja e PDK-së, Justina Shiroka-Pula, është emër i pranueshëm për këtë parti për postin e Presidentes së Kosovës.

Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK-ja pret që të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa bëri të ditur se si kundërkandidate për Presidente do ta propozojnë deputeten e kësaj partie, Eliza Hoxhën.

“Mendoj që është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje dhe për situatën se ku duam ta dërgojmë vendimin”, tha Hamza.

Ai bëri të ditur se pas konferencës do të shkojnë në sallën e Kuvendit, duke përsëritur se presin votimin e Ligjit.

“Nga kjo konferencë do të shkojmë në sallë dhe presim të votohet Ligji”, u shpreh ai./Klankosova.tv

Lexo edhe

Nis procesi i votimit për presidente të Kosovës

Nis procesi i votimit për presidente të Kosovës

“UÇK, UÇK” – Turma e protestuesve shpërthen në festë pasi miratohet projektligji për Specialen

“UÇK, UÇK” – Turma e protestuesve shpërthen në festë pasi miratohet projektligji për Specialen

Aleanca lëshon sallën, del në shesh

Aleanca lëshon sallën, del në shesh

PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën | Momenti