Anglia ka marrë një tjetër fitore ndaj Çekisë, këtë herë me rezultatin 3-0 në Wembley, në ndeshjen e Nations League.
“Tre Luanët” kaluan në avantazh pas një autogoli komik të Vladimir Coufal, ndërsa më pas shkëlqeu Harry Kane.
Kapiteni anglez shënoi dy gola, duke e çuar në 91 numrin e golave me Anglinë, në një mbrëmje historike për të. Kane gjithashtu regjistroi paraqitjen e 125-të, duke barazuar rekordin e legjendarit Peter Shilton.
Me këtë fitore, Anglia ngjitet në kuotën e 9 pikëve në grup, duke mbetur e dyta pas Spanjës, që kryeson me 12 pikë./Klankosova.tv




