Ekskluzive | Zbulohet identiteti i policit që dyshohet për përfshirje në rastin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik – është në arrati

Rasti i sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të daljes Doganaj-Kaçanik, po merr përmasa të reja. Krahas personave të arrestuar, tashmë është zbuluar edhe identiteti i zyrtarit policor që dyshohet se ka lidhje me këtë rast.

Sponsor 3M Express

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Abdullah Shalën, nga fshati Atmaxhë i Prizrenit, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e trafikut të narkotikëve.

Sipas këtyre informacioneve, Shala aktualisht ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

I njëjti është i angazhuar në Pikën Kufitare në Vërmicë, ndërsa dyshimet për përfshirjen e tij në këtë rast janë pjesë e hetimeve që po zhvillohen nga organet kompetente.

Ndërkohë, siç ka raportuar Sinjali, tre personat e arrestuar në këtë rast janë Avdush Nuhiu, rreth 33-vjeçar, Taulant Etemi, rreth 35-vjeçar, dhe Albina Cani, rreth 27-vjeçare.

Krahas tyre, i dyshuari i katërt, Jasir Bardi, rreth 29-vjeçar, ndodhet në arrati.

Rasti është zbuluar të premten, gjatë një operacioni policor të realizuar në kuadër të planit taktik “Kufiri 2”, ku u sekuestruan rreth 136 kilogramë marihuanë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Hetimet e deritanishme dyshojnë se personat e përfshirë, shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, kishin planifikuar që lëndën narkotike ta transportonin nga Shqipëria, përmes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, drejt Turqisë, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar edhe tri vetura, një motoçikletë katërrotëshe (ATV) dhe 680 euro para të gatshme.

Njëra nga veturat kishte tentuar t’i shmangej policisë, duke shkaktuar edhe aksidente gjatë ndjekjes, ndërsa zyrtarët policorë kishin përdorur armët e zjarrit për ta ndaluar atë.

Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë edhe dyshimet për përfshirjen e një zyrtari policor.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Liria dhe shteti po na japin krenari”, rikthehet postimi i Thaçit për FSK-në

“Liria dhe shteti po na japin krenari”, rikthehet postimi i Thaçit për FSK-në

Ushtarakët serbë në Prishtinë, deklarohet KFOR

Ushtarakët serbë në Prishtinë, deklarohet KFOR

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia në Kosovë

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia në Kosovë