Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina

Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina

Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina

Një person është ndaluar më 10 tetor në Prishtinë, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 03:00, Policia ka ndaluar për verifikim Ardit Rashitin, i cili më pas ka rezultuar në kërkim për ekzekutimin e një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas të dhënave të rastit, Rashiti ishte dënuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” me gjobë në shumën prej 2 mijë eurosh.

Për shkak të mospagesës së gjobës, dënimi i është zëvendësuar me 100 ditë burgim.

Pas realizimit të urdhëresës, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | S’e pagoi gjobën prej 2 mijë eurosh – 100 ditë burg për të riun nga Prishtina appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy