Ekskluzive | Rrahja mes të miturve pranë “Fan S. Nolit” në Podujevë – arrestohet edhe i dyshuari i katërt

Një përleshje mes disa të miturve është raportuar më 9 tetor në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, në afërsi të shkollës së mesme “Fan S. Noli”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 18:20, Policia është njoftuar nga Urgjenca e Qytetit për një të mitur që kishte pranuar trajtim mjekësor pasi ishte përfshirë në një rrahje.

Sponsor 3M Express

Sipas deklarimeve të dy të miturve të dëmtuar, përleshja kishte ndodhur mes tyre dhe disa të miturve të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.

Tre persona të mitur janë intervistuar fillimisht në cilësinë e të dyshuarve dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, janë ndaluar për 24 orë.

Por rasti ka pasur zhvillime të reja edhe më 10 tetor.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, i cili është intervistuar në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

I mituri dyshohet se ka pranuar përfshirjen e tij në rast.

Edhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahja mes të miturve pranë “Fan S. Nolit” në Podujevë – arrestohet edhe i dyshuari i katërt appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Ekskluzive | Rrahja mes të miturve pranë “Fan S. Nolit” në Podujevë – arrestohet edhe i dyshuari i katërt | Momenti