Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s dhe Kosovës, më 1 tetor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Sekretariatin e EFTA-s, ka mbajtur një seminar për zbatimin praktik të kësaj marrëveshjeje.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një postimi, ku thuhet se në seminar morën pjesë përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe ekspertë, të cilët shqyrtuan mundësitë që marrëveshja krijon për ekonominë dhe sektorin privat të Kosovës, shkruan Telegrafi.
Në fjalën e tij hyrëse, zëvendësshefi i Misionit, Christoph Fuchs, theksoi rëndësinë e marrëveshjes në forcimin e lidhjeve ekonomike, lehtësimin e tregtisë dhe hapjen e mundësive të reja për bizneset kosovare në tregjet e vendeve të EFTA-s.
Ambasada e Zvicrës theksoi se tash fokusi është në shndërrimin e këtyre mundësive në përfitime konkrete për bizneset dhe qytetarët në Kosovë.
“Mezi presim të shohim zhvillimin e këtij kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet EFTA-s dhe Kosovës!”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë./Telegrafi/
Postimi i plotë:





