Ekskluzive | Ky është zyrtari i gjykatës që dyshohet se vulosi kopjen e një kontrate të falsifikuar

Ekskluzive | Ky është zyrtari i gjykatës që dyshohet se vulosi kopjen e një kontrate të falsifikuar

Ekskluzive | Ky është zyrtari i gjykatës që dyshohet se vulosi kopjen e një kontrate të falsifikuar

Agim Bytyqi, i cili ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sponsor 3M Express

Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se ndalimi u bë më 16 nëntor, me urdhër të prokurorit të shtetit, pas disa muajsh hetime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, Bytyqi dyshohet se ka krijuar dosje fiktive dhe ka vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një kontrate të falsifikuar për shitblerje, me qëllim që të siguronte përfitim të kundërligjshëm për vete dhe për persona të tjerë.

Hetimet lidhen me regjistrimin e një prone banesore prej 55,89 metrash katrorë në Matiçan. Sipas njoftimit, prona ishte regjistruar në Zyrën Kadastrale në Prishtinë në emër të M.B., shtetas i Serbisë, i cili, sipas Prokurorisë, ndodhet në arrati.

Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do t’i kërkojë gjykatës caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bytyqit.

Shënim: Personat e apostrofuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

“Black Friday” po humb shkëlqimin në Zvicër, tregtarët dhe konsumatorët dalin të pakënaqur

“Black Friday” po humb shkëlqimin në Zvicër, tregtarët dhe konsumatorët dalin të pakënaqur

Nisin punimet në rrugën që lidh dy lagje në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme

Nisin punimet në rrugën që lidh dy lagje në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme