Një person i kërkuar me urdhëresë është arrestuar më 15 tetor në Pikën Kufitare në Vërmicë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:20, Policia ka ndaluar Marjus Allikajn, shtetas i Shqipërisë, ndaj të cilit ekzistonte urdhëresë aktive për arrestim.
Allikaj kërkohej për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në ndalim për 48 orë.
Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, më 16 tetor ai pritej të dërgohet në seancë gjyqësore.
Rasti është proceduar si “Realizim i urdhëresës”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Kapet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar për rast me narkotikë – dërgohet në ndalim për 48 orë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




