Ministrja e Energjisë dhe Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shpjegoi se Kosova ende mbetet mbrapa standardeve evropiane sa i përket kursimit.
“Vetëm gjatë dimrit 2024-2025 I kemi mbështetur 85 familje përmes programit konsumatorët e cenueshëm, ndërsa mbi 20 mijë familje me asistencë social i kemi mbështetur për blerje ne lëndës së parë për ngrohje”, tha Artane Rizvanolli, ministre e energjisë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se BE-ja mbetet partnerja më e fortë dhe më e besueshme e Kosovës, si dhe ofruesja më e madhe e ndihmës financiare.
“Pakoja prej 75 milionë eurosh përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të më shumë se 3.7 miliardë eurove që BE-ja ka investuar në Kosovë që nga viti 1999, si partnerja më e fortë dhe më e besueshme e Kosovës dhe ofruesja më e madhe e ndihmës financiare”, tha Dirk Schuebel, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Përtej shifrave rezultatet e tij maten me mijëra përfitues që sot gëzojnë kushte më të mira banimi, konsum më të ulët të energjisë dhe pagesë më të përballueshme”, tha Njomza Hoxha, drejtoreshë e fondit të Kosovës për eficencë të energjisë.
Ky projekt zgjati dy vjet dhe u financua nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro ndërsa gjashtë milionë euro të tjera janë ndarë nga buxheti i Kosovës. Përmes kësaj pakoje, synimi kryesor ka qenë pikërisht zbutja e këtij disproporcioni. Familjet përfituese kanë arritur të ulin faturat e tyre mujore duke konsumuar më pak rrymë për ngrohje, ndërsa 154 bizneset e përfshira në projekt kanë rritur konkurrueshmërinë në treg përmes kostove më të ulëta operative. Zyrtarët shëndetësorë dhe ekonomikë vlerësojnë se këto masa jo vetëm që ruajnë xhepin e qytetarëve, por edhe reduktojnë ngarkesën mbi sistemin e stërvjetër elektro-energjetik të Kosovës gjatë muajve të dimrit.
Burimi: RTKLive




