Ekskluzive | Hajni i maskuar dhe me thikë hyn në filialin e “RIA”-s në Gjakovë – merr rreth 8 mijë euro dhe ikën

Një grabitje e rëndë është raportuar më 10 tetor në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë, ku një person i maskuar ka hyrë në filialin e “RIA”-s dhe nën kërcënimin e thikës ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:10, personi i dyshuar ka hyrë në objekt dhe ka kanosur punëtoren, duke i kërkuar që t’ia dorëzonte të gjitha paratë.

Sponsor 3M Express

Sipas deklarimit të viktimës, nga frika dhe paniku ajo nuk ka arritur të reagojë, ndërsa i dyshuari më pas ka marrë vetë paratë nga dollapi ku mbaheshin.

Sipas informatave fillestare, shuma e grabitur dyshohet të jetë deri në 8 mijë euro para të gatshme.

Pas grabitjes, personi i maskuar është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë nisur veprimet për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa rasti është iniciuar si “Grabitje”.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hajni i maskuar dhe me thikë hyn në filialin e “RIA”-s në Gjakovë – merr rreth 8 mijë euro dhe ikën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Ekskluzive | Hajni i maskuar dhe me thikë hyn në filialin e “RIA”-s në Gjakovë – merr rreth 8 mijë euro dhe ikën | Momenti