Ekskluzive | Gruaja gjuan me pistoletë në Rugovë dhe e poston në TikTok – videoja çon Policinë te arma me leje të skaduar

Një video e publikuar në TikTok ka çuar Policinë te një rast i përdorimit të armës në Rugovë, pasi një grua shihet duke shtënë me pistoletë drejt shënjestrave të improvizuara.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 10 tetor, rreth orës 20:00, Policia ka pranuar në mënyrë anonime informatën për videon e publikuar në rrjetin social TikTok.

Në pamje shihej një grua duke gjuajtur me pistoletë drejt disa shisheve plastike të vendosura si shënjestra, ndërsa nga verifikimet fillestare dyshohej se videoja ishte realizuar në Bjeshkët e Rugovës.

Pas analizimit të pamjeve, Policia ka arritur ta identifikojë gruan si Leutrime Krasniqi, e cila më pas është kontaktuar dhe rreth orës 21:50 është paraqitur në stacion policor.

Gjatë intervistimit, ajo dyshohet se ka pranuar se kishte shtënë me armën e një personi tjetër.

Më pas është kontaktuar edhe A.M, i cili ka dorëzuar një pistoletë të tipit TP9DA, prodhim turk.

Sipas informatave të rastit, arma kishte leje, por afati i saj kishte skaduar.

Njësia e hetimeve dhe Krim-teknika kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe arma është sekuestruar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, janë iniciuar rastet për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Gruaja gjuan me pistoletë në Rugovë dhe e poston në TikTok – videoja çon Policinë te arma me leje të skaduar appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy