Një tjetër rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është evidentuar më 10 tetor në Gjilan.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 20:00, hetuesit për narkotikë kanë ndaluar Butrint Brestovcin në rrugën Qarkore, pas informacioneve të siguruara në terren.
Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Pas matjes, sasia ka rezultuar të jetë rreth 0.58 gramë, ndërsa testi fushor i substancës ka rezultuar pozitiv.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale që lidhet me posedimin e paautorizuar të narkotikëve.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën procedim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Droga s’ka të ndalur në Gjilan – 26-vjeçarit i gjendet marihuanë në rrugën Qarkore appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




