E quajti “palaço” Komandant Jasharin, dorëhiqet drejtori komunal në Suharekë

E quajti “palaço” Komandant Jasharin, dorëhiqet drejtori komunal në Suharekë

E quajti “palaço” Komandant Jasharin, dorëhiqet drejtori komunal në Suharekë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Amir Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas një komenti drejtuar komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bekim Jasharit, të cilin e quajti “palaço”.

Sponsor 3M Express

Hoxha tha se reagimi me fjalë fyese ishte një reagim i momentit dhe përfaqëson vetëm qëndrimin e tij personal, e jo atë politik të partisë së cilës i përket.

Ai ka kërkuar falje ndaj Bekim Jasharit, ndërsa ka thënë se akti i dorëheqjes ishte një akt i përgjegjësisë personale dhe i përgjegjësisë ndaj institucionit që udhëheq.

“Dëshiroj të theksoj se komenti në fjalë ishte shprehje e një reagimi dhe qëndrimi krejtësisht personal, i cili nuk përfaqëson dhe nuk duhet të interpretohet si qëndrim politik i subjektit politik të cilit i përkas, e as si qëndrim institucional i Drejtorisë që drejtoj në Komunën e Suharekës”.

“Megjithatë, duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart pozita ime publike dhe për rëndësinë e besimit institucional, kam vendosur që, përtej kërkimfaljes, të paraqes dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës”, ka thënë Hoxha në një postim në Facebook.

Ai tha se vendimin e tij e konsideron si një “akt të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke besuar se përgjegjësia publike nuk matet vetëm me punën dhe rezultatet e arritura, por edhe me gatishmërinë për të marrë përgjegjësi kur gabojmë”.

Lexo edhe

Policia merr nën kontroll sheshin “Skënderbej”, protestuesit shpërndahen me ujë me presion

Policia merr nën kontroll sheshin “Skënderbej”, protestuesit shpërndahen me ujë me presion

Murali i Nënës Terezë vendoset përballë Hotelit Grand pas ndalimit të punimeve te Ministria e Ekonomisë

Murali i Nënës Terezë vendoset përballë Hotelit Grand pas ndalimit të punimeve te Ministria e Ekonomisë

Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë

Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë