Bie rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së

Bie rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së

Bie rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së

Rrjeti klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) përdor për komunikimet e brendshme është jashtë funksionit, bëjnë të ditur gjashtë persona në dijeni të çështjes.

Sponsor 3M Express

Rrjeti, i njohur si NSA Net, u mundëson punonjësve të komunikojnë brenda agjencisë përmes informacioneve të klasifikuara. Deri më tani, nuk ka prova se ndërprerja është shkaktuar nga ndonjë sulm kibernetik, kanë thënë burimet e CNN.

Ndërsa agjencia po përpiqet të kuptojë përmasat e problemit, ajo ka vendosur që punonjësit të paraqiten në punë në orare të ndryshme, kanë bërë të ditur burimet, përcjell Insajderi.

Një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan kanë thënë se ndërprerja e NSA Net nuk do të ndikojë në aftësinë e agjencisë për t’i përcjellë informacione urgjente të inteligjencës presidentit Donald Trump, i cili ndodhet në udhëtim në Azi me aeroplanin presidencial Air Force One.

Të dy burimet kanë përshkruar disa sisteme rezervë dhe rrjete alternative që qeveria amerikane mund t’i përdorë për të komunikuar në mënyrë të sigurt me presidentin. Trump aktualisht ndodhet në Filipine, ndërsa nesër pritet të udhëtojë drejt Kinës, ku do të zhvillojë bisedime me liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Ndërprerja në agjencinë më të fuqishme të inteligjencës amerikane vjen pas disa problemeve të mëdha teknologjike që kanë prekur kompanitë ajrore dhe korporata të tjera në SHBA.

Të gjitha fluturimet në mbarë vendin u pezulluan për disa orë të premten, pas një dështimi të madh të sistemeve, që shkaktoi vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e identifikoi problemin te një ruter i vetëm në shtetin e Arkansasit.

Ndërkohë, një ndërprerje e madhe javën e kaluar, që preku produktet e Microsoft-it, bëri që përdoruesit në mbarë botën të mos kishin qasje në postën elektronike Outlook dhe në takimet përmes Teams.

Nuk ka asnjë të dhënë se ndërprerjet në NSA, FAA apo Microsoft janë shkaktuar nga sulme kibernetike. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

CNN: Bie rrjeti i klasifikuar i komunikimit i sigurisë kombëtare të ShBA-së

CNN: Bie rrjeti i klasifikuar i komunikimit i sigurisë kombëtare të ShBA-së

Vdes një person me statusin e viktimës në procesin e ish-krerëve të UÇK në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

Vdes një person me statusin e viktimës në procesin e ish-krerëve të UÇK në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

Goditje për Kosovën, Amedspori zbulon gjendjen e Dellovës dhe Krasniqit pas lëndimeve

Goditje për Kosovën, Amedspori zbulon gjendjen e Dellovës dhe Krasniqit pas lëndimeve