E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet

Një rast i vjedhjes në një market në Hajvali ka përfunduar me identifikimin dhe ndalimin e një të miture, e cila dyshohet se kishte marrë para nga arka dhe ishte larguar me vrap.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti kishte ndodhur më 28 shtator, rreth orës 16:00, në “Albi Market” në Hajvali.

Sipas deklarimit të arkëtares, gjatë kryerjes së pagesës në arkë, e mitura dyshohet se ka kapur me shpejtësi rreth 160 euro dhe është larguar menjëherë nga lokacioni.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë të marketit.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarën, e cila më pas ishte shpallur në kërkim policor.

Dje, ajo është ndaluar nga njësia policore dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve.

Sipas informatave të rastit, e mitura e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, ajo është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet për veprën penale “Vjedhje”.

The post E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy