E diela sjell emocione të mëdha për adhuruesit e futbollit italian, me pesë ndeshje interesante të javës së tetë të Serie A, të cilat do të transmetohen në ArtSport.

Aksioni nis në orën 12:30 me superduelin Como – Roma, për të vazhduar në orën 15:00 me dy përballje të tjera: Lazio – Monza dhe Lecce – Bologna.
Në orën 18:00, vëmendja zhvendoset te sfida Sassuolo – Milan. Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë shpesh emocione dhe befasi, ndaj pritet një tjetër ndeshje me adrenalinë të lartë.
Spektakli mbyllet në mbrëmje, në orën 20:45, me duelin Cagliari – Juventus, ku bardhezinjtë synojnë një rezultat pozitiv në transfertë.
Pesë ndeshje, një ditë e mbushur me futboll dhe emocione pa fund. E diela e Serie A është në ArtSport!




