Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet deri në 5 për qind, po ndërmarrim masa për të kufizuar shtrenjtimin

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa Qeveria po përgatit masa për të kufizuar shtrenjtimin.

Sponsor 3M Express

Plani parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e REK Manastirit, shfrytëzimin e prodhimit vendor dhe furnizimin shtesë me energji nga Greqia. Gjithashtu, është planifikuar rikthimi në funksion i bllokut të tretë të termocentralit në Manastir.

Sipas Mickoskit, çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane janë rritur deri në trefish. Ai paralajmëroi se në muajt e ardhshëm çmimi mund të arrijë në 350–400 euro për megavat-orë.

Për furnizimin me qymyr nga Kosova po përgatitet një sistem transporti prej mbi 6.000 tonësh në ditë, me angazhimin e më shumë se 200 kamionëve.

Kryeministri tha se Qeveria po ndërmerr masa për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të kufizuar ndikimin e krizës në çmimet për qytetarët.

Lexo edhe

Mos i lini në prizë! Këto janë pajisjet elektrike që vazhdojnë të harxhojnë energji edhe kur janë të fikura

Mos i lini në prizë! Këto janë pajisjet elektrike që vazhdojnë të harxhojnë energji edhe kur janë të fikura

Trepça dështon në Greqi, Promitheas ia shkakton humbjen e tretë në Evropë

Trepça dështon në Greqi, Promitheas ia shkakton humbjen e tretë në Evropë

Policisë i ndalohet mbajtja e lejeve të kerrit mbi 8 ditë, por qytetarët ende s’po i marrin dokumentet

Policisë i ndalohet mbajtja e lejeve të kerrit mbi 8 ditë, por qytetarët ende s’po i marrin dokumentet

Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet deri në 5 për qind, po ndërmarrim masa për të kufizuar shtrenjtimin | Momenti