Sipas Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
I dyshuari, sipas njoftimit, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Burimi: RTKLive




