Dyfishohet numri i personave që jetojnë me kancer në 20 vjet në Zvicër

Dyfishohet numri i personave që jetojnë me kancer në 20 vjet në Zvicër

Dyfishohet numri i personave që jetojnë me kancer në 20 vjet në Zvicër

Rreth gjysmë milioni njerëz në Zvicër jetojnë me një diagnozë të mëparshme ose aktuale të kancerit. Numri i tyre është pothuajse dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit, duke arritur në rreth 495 mijë persona në fund të vitit 2025, ose afërsisht 5.5 për qind të popullsisë së vendit.

Sponsor 3M Express

Këto janë të dhënat e një studimi të publikuar në revistën shkencore “Swiss Medical Weekly”, të realizuar nga studiues të Universitetit të Cyrihut dhe Institutit Kombëtar për Epidemiologjinë dhe Regjistrimin e Kancerit (NICER).

Sipas studimit, numri i personave që kanë pasur një diagnozë të kancerit është rritur mesatarisht me 3.6 për qind në vit te burrat dhe me 3 për qind te gratë, gjatë periudhës 2005–2025. Në përgjithësi, numri i të prekurve është rritur 1.9 herë, raporton Watson.

Më shumë njerëz po i mbijetojnë kancerit

Studiuesit theksojnë se kjo rritje nuk lidhet vetëm me shtimin e rasteve të reja. Ndikim kanë edhe plakja e popullsisë, diagnostikimi më i hershëm përmes kontrolleve parandaluese dhe përmirësimi i mundësive të trajtimit.

Këta faktorë kanë bërë që gjithnjë e më shumë pacientë t’i mbijetojnë sëmundjes dhe të jetojnë për shumë vite pas diagnostikimit.

Nga rreth 495,300 personat e regjistruar, 253 mijë janë gra dhe 242 mijë burra. Afërsisht gjysma e tyre janë mbi moshën 70-vjeçare.

Kanceri i prostatës dhe i gjirit më të përhapurit

Të dhënat tregojnë se kanceri i prostatës është forma më e shpeshtë e kancerit te burrat në Zvicër. Rreth 96,350 burra, ose 40 për qind e të gjithë burrave me diagnozë të kancerit, janë prekur nga kjo sëmundje.

Te gratë, kanceri i gjirit është më i përhapuri, me rreth 110,320 raste, që përbëjnë 44 për qind të të gjitha rasteve te gratë. Kanceri i lëkurës renditet i dyti më i shpeshti te të dyja gjinitë.

Shumë pacientë jetojnë më shumë se dhjetë vjet pas diagnozës

Një tjetër e dhënë e rëndësishme e studimit është se një pjesë e madhe e personave me histori të kancerit kanë jetuar për më shumë se një dekadë pas diagnostikimit, transmeton Telegrafi.

Rreth 40 për qind e burrave dhe 49 për qind e grave konsiderohen mbijetues afatgjatë, pasi diagnoza e tyre është vendosur më shumë se dhjetë vjet më parë.

Ndërkohë, 24 për qind e burrave dhe 22 për qind e grave e kanë marrë diagnozën para pesë deri në dhjetë vjetësh.

Studimi paraqet për herë të parë pas më shumë se dhjetë vjetësh një vlerësim të plotë të prevalencës së kancerit në Zvicër, duke ofruar një pasqyrë më të gjerë të numrit të njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje ose pas saj./Telegrafi/

Lexo edhe

Aksion për shitjet online në Prizren, inspektohen porositë që dërgohen me postë

Aksion për shitjet online në Prizren, inspektohen porositë që dërgohen me postë

UNICEF ngre alarmin: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

UNICEF ngre alarmin: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë

Dyfishohet numri i personave që jetojnë me kancer në 20 vjet në Zvicër | Momenti