Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut

Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut

Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut

Brajan Gruda ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Leipzigut ndaj Augsburgut, duke regjistruar dy asistime në triumfin 5-2, në kuadër të javës së nëntë të Bundesligës.

Sponsor 3M Express

Mesfushori 22-vjeçar ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në përmbysjen e rezultatit nga 1-0 në 2-1, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Augsburgu kaloi fillimisht në epërsi, por Gruda mori përgjegjësinë për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Në minutën e 33-të, ai asistoi për golin e barazimit 1-1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë dhuroi një tjetër pasim të bukur, që u konkretizua për 2-1 në favor të Leipzigut.

Me këto dy asistime, Gruda ishte vendimtar në rikthimin e skuadrës së tij dhe në marrjen e tri pikëve, në një ndeshje që përfundoi me rezultat bindës 5-2.

Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 65-të, ndërsa kjo ishte paraqitja e fundit në nivel klubesh para se t’i bashkohet Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Gjermania më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Serbisë, ndërsa më 16 nëntor e pret Holandën. Për Grudën ekziston mundësia që të debutojë me ekipin e parë, pasi grumbullimin e kaluar e kishte humbur për shkak të lëndimit.

Ndërkohë, në anën tjetër, Arijon Ibrahimovic luajti vetëm në pjesën e parë për Augsburgun, ndërsa të premten mori ftesë nga Gjermania U21 për ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës dhe Kroacisë./Telegrafi/

Lexo edhe

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Shtime

Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

Dyshime për spiunazh kinez, Kongresi amerikan kërkon sqarime nga drejtori i Nvidias

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut | Momenti