Dukagjini merr fitore minimale ndaj Vushtrrisë

Dukagjini merr fitore minimale ndaj Vushtrrisë

Dukagjini merr fitore minimale ndaj Vushtrrisë

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ndërsa vendimtar ka qenë goli i kapitenit dhe qendërmbrojtësit Elton Basriu.

Basriu ka shënuar në minutën e dhjetë, kur ka realizuar me kokë nga afërsia, duke i dhënë epërsinë skuadrës klinase. Ky gol ka dalëi të jetë i vetmi në përballjen mes dy skuadrave dhe i ka mjaftuar Dukagjinit për t’i arkëtuar tri pikë të plota.

Sponsor 3M Express

Me këtë fitore, Dukagjini vazhdon garën në pjesën e sipërme të tabelës së Superligës. Skuadra klinase, fituese e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, renditet në pozitën e tretë me gjashtëmbëdhjetë pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.

Paraprakisht gjatë ditës kanë luajtur Feronikeli dhe Llapi, ndeshje e cila është mbyllur baras pa gola. 

Në krye të tabelës janë Malisheva dhe Prishtina, të cilat kanë nga nëntëmbëdhjetë pikë. Malisheva i ka zhvilluar tetë ndeshje, ndërsa Prishtina shtatë.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

Topalli tregon objektivat e PKMLSHJ-së: Në rast të luftës së armatosur, kërkonim bashkimin me Shqipërinë

Topalli tregon objektivat e PKMLSHJ-së: Në rast të luftës së armatosur, kërkonim bashkimin me Shqipërinë

Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

Dukagjini merr fitore minimale ndaj Vushtrrisë | Momenti