Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Katari, i cili garon në elitën e futbollit të vendit. Shamal e ka prezantuar Mahrezin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur ambiciet për të ardhmen me futbollistin algjerian në përbërje.

Mahrez largohet nga Al Ahli pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës ndihmoi skuadrën të fitojë dy tituj radhazi në Ligën e Kampionëve të Azisë, në edicionet 2025 dhe 2026.

Sponsor 3M Express

Mahrez e nisi ngritjen në futbollin profesionist te skuadra franceze Le Havre, përpara se të transferohej te Leicester City në vitin 2014.

Ai u bë një nga figurat kryesore të Leicesterit në sezonin historik 2015/16, kur klubi fitoi titullin e Premier League angleze. Për paraqitjet e tij, Mahrez u shpall edhe Futbollisti Afrikan i Vitit në vitin 2016.

Pas suksesit me Leicesterin, algjeriani iu bashkua Manchester Cityt, ku fitoi katër tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve, përpara se të transferohej në Arabinë Saudite.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje

Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje

Sulmet ruse: Vrasje, plagosje e ndalje rryme në Ukrainë (VIDEO)

Sulmet ruse: Vrasje, plagosje e ndalje rryme në Ukrainë (VIDEO)

Avokati i Popullit gjen shkelje “Speciale” për katërshen e UÇK-së (VIDEO)

Avokati i Popullit gjen shkelje “Speciale” për katërshen e UÇK-së (VIDEO)

Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar | Momenti