Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

Dua Lipa ka ndarë disa fotografi nga momentet e saj të pushimit, ku shfaqet me veshje tërheqëse, ndërsa ka surprizuar fansat edhe me një projekt të ri muzikor.

Sponsor 3M Express

Këngëtarja pozoi me një fustan midi prej dantelle në ngjyrë bordo, nga koleksioni vjeshtë 2026 i stilistit Ludovic de Saint Sernin, me vlerë rreth 1,730 euro.

Në një tjetër fotografi, ajo shfaqet me një bluzë korse në ngjyrë të verdhë të hapur nga Fancì Club, gjatë një mbrëmjeje me shoqet e saj.

Krahas fotografive, Dua publikoi edhe një selfie nga studioja e regjistrimit, pas lançimit të kolonës zanore të videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto 6.

Në këtë projekt muzikor ajo përfshihet me këngën e saj të re “Go Easy”, ndërsa pjesë e kolonës zanore janë edhe emra të njohur si Lana Del Rey me “Crazy For You” dhe Cardi B me “Don’t Chart”.

Lista përfshin gjithashtu artistë si Travis Scott, Future, Metro Boomin, PinkPantheress dhe Tame Impala.

Ndërkohë, GTA 6 ka rikthyer diskutimet mes fansave për ndryshimet në përmbajtjen e lojës, veçanërisht për mënyrën se si trajtohen marrëdhëniet dhe personazhet femërore.

Historia këtë herë përqendrohet te Jason Duval dhe Lucia Caminos, protagoniste e parë femër kryesore me zë të plotë në historinë e serisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

114.6 kilogramë kokainë të fshehura në kamion – Arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

114.6 kilogramë kokainë të fshehura në kamion – Arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut