Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se do të jetë pjesë e albumit muzikor të videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI”, me një këngë të re të titulluar “Go Easy”.

Emri i artistes është shfaqur në një listë që po qarkullon në internet dhe që pretendohet se i përket kopertinës së pasme të edicionit në vinil të albumit “GTA VI: The Album”.
Në këtë listë, kënga “Go Easy” figuron në pozitën e shtatë, duke nxitur spekulime për përfshirjen e këngëtares shqiptare në projektin muzikor të lojës.
Megjithatë, lajmi mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht, pasi as Dua Lipa dhe as kompania zhvilluese e videolojës nuk kanë bërë ndonjë njoftim lidhur me këtë pretendim.
Deri më tani, informacioni mbështetet vetëm në listën e publikuar në internet, ndërsa nuk janë bërë të ditura as data e mundshme e publikimit të këngës dhe as detaje të tjera rreth projektit.
“Grand Theft Auto VI” është një nga videolojërat më të pritura, ndërsa përfshirja e mundshme e Dua Lipës në kolonën zanore do të përbënte një tjetër projekt të rëndësishëm ndërkombëtar për artisten shqiptare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





