Policia identifikon 21 persona pas protestës, tre arrestohen

Policia identifikon 21 persona pas protestës, tre arrestohen

Policia identifikon 21 persona pas protestës, tre arrestohen

Tre persona janë arrestuar, ndërsa 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Shtetit në Tiranë, për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të arrestuarit dyshohen për dëmtim të pronës publike, sulm ndaj një punonjësi policie dhe pjesëmarrje në veprime të kundërligjshme gjatë protestës.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një 15-vjeçar, i cili dyshohet për disa vepra penale, përfshirë organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, pengimin e qarkullimit dhe shkatërrimin e pronës.

Ndërkaq, njëri nga të arrestuarit, 23 vjeç, dyshohet se ka goditur një punonjës policie gjatë shoqërimit në komisariat. Personi tjetër, 33 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat reklamuese në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë veprimeve janë vendosur edhe 44 masa administrative për kundërvajtje të konstatuara gjatë tubimit. Dy prej këtyre masave janë në vlerën prej 500 mijë lekësh secila.

“Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Irani godet Bahreinin, lëshon gjashtë dronë drejt bazës ushtarake amerikane

Irani godet Bahreinin, lëshon gjashtë dronë drejt bazës ushtarake amerikane

Hamasi njofton për vrasjen e një komandanti të lartë në një sulm ajror izraelit

Hamasi njofton për vrasjen e një komandanti të lartë në një sulm ajror izraelit

Dardanët nisin përgatitjet për Irlandën – Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë

Dardanët nisin përgatitjet për Irlandën – Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë