Rasti i Arlindës: Përplasja pozitë-opozitë në mbledhjen e Komisionit (VIDEO)

Rasti i Arlindës: Përplasja pozitë-opozitë në mbledhjen e Komisionit (VIDEO)

Rasti i Arlindës: Përplasja pozitë-opozitë në mbledhjen e Komisionit (VIDEO)

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt nisi me shumë zhurmë.

Sponsor 3M Express

Deputetët anëtarë, përmes përplasjeve të ashpra, u munduan të zhvillonin debatin, i cili ka për detyrë hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gjithçka nisi pasi deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ngriti shqetësime për vonesën në dorëzimin e dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit.

Këto deklarata nxitën reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili pati një kundërpërgjigje të menjëhershme, ndërsa debati kaloi edhe në akuza personale.

Rrahmani vazhdoi kritikat ndaj Rrustemit, e për këtë reagoi edhe kolegia e partisë së tij, Adelina Tërshani.

Në këtë situatë të tensionuar, për shkak të ndjeshmërisë së temës, mbledhja e Komisionit u mbyll për media, ndonëse PDK-ja kërkoi që ajo të vazhdonte të ishte e hapur.

Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha:

Lexo edhe

Gruaja që qëndroi pranë miliarderit të Nvidia-s në çdo hap, historia e Lori dhe Jensen Huang

Gruaja që qëndroi pranë miliarderit të Nvidia-s në çdo hap, historia e Lori dhe Jensen Huang

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

Rasti i Arlindës: Përplasja pozitë-opozitë në mbledhjen e Komisionit (VIDEO) | Momenti