Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

Drita ka arkëtuar tri pikë të plota në udhëtim duke mposhtur Llapin me rezultat 1-2, në takimin e  zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, transmeton Klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Kjo shënon fitoren e dytë radhazi për gjilanasit në Superligë, të cilët menaxhuan mirë ndeshjen për të marrë një triumf të rëndësishëm në transfertë, transmeton Klankosova.tv.

Golat e fitores për Dritën u shënuan nga Vesel Limaj dhe Liridon Balaj. Ndërkohë, të vetmin gol për vendasit e realizoi Arbnor Aliu, i cili nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.

Kjo humbje thellon edhe më tepër krizën te skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.

Për llapjanët kjo ishte disfata e tetë këtë edicion, ecuri kjo negative që e vë klubin në një pozitë tejet të vështirë tabelare dhe nën rrezik real për rënie në Ligën e Parë./ Klankosova.tv

Lexo edhe

Gjini para strukturave të Aleancës: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet

Gjini para strukturave të Aleancës: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet

Protestat, UGSH dënon pengimin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Protestat, UGSH dënon pengimin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Projektligj në SHBA për shqyrtimin e lidhjeve ushtarake të Ballkanit me Rusinë, Kinën dhe NATO-n

Projektligj në SHBA për shqyrtimin e lidhjeve ushtarake të Ballkanit me Rusinë, Kinën dhe NATO-n

Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës | Momenti