167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht gjatë protestave në Tiranë, pezullohen shtatë policë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka bërë të ditur se 167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë pesë ditëve të protestave në Tiranë.

Në një konferencë për media, Hita foli edhe për përdorimin e plumbave të gomës nga policia, duke thënë se ato lejohen, por vetëm në mënyrë të kufizuar.

Sponsor 3M Express

Ai njoftoi gjithashtu se shtatë pjesëtarë të policisë janë pezulluar nga detyra, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave.

Sipas Hitës, efektivët janë udhëzuar të zbatojnë procedurat standarde gjatë tubimeve të dhunshme. Ai mohoi se policët kanë marrë urdhra për të vepruar në kundërshtim me procedurat dhe standardet e punës.

Kreu i Policisë së Shtetit bëri të ditur se 132 policë janë lënduar gjatë protestave, disa prej të cilëve vazhdojnë të marrin trajtim në spital. Sipas tij, efektivët janë sulmuar me gurë, pllaka, bomba molotov dhe sende metalike.

Hita ngriti shqetësimin edhe për thirrjet në rrjetet sociale që nxisin sulme ndaj policisë, duke bërë të ditur se mesazhe të tilla janë publikuar edhe të shtunën.

Protestat në kryeqytetin shqiptar janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht gjatë protestave në Tiranë, pezullohen shtatë policë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Het-trik ndaj Interit dhe nëntë gola në 11 ndeshje, Milani synon yllin e Club Brugge

Het-trik ndaj Interit dhe nëntë gola në 11 ndeshje, Milani synon yllin e Club Brugge

Gjini: Nëpërkëmbja e luftës së UÇK-së dhe eksperimentimi me Kushtetutën cenojnë shtetin

Gjini: Nëpërkëmbja e luftës së UÇK-së dhe eksperimentimi me Kushtetutën cenojnë shtetin

Protesta e dhunshme në Tiranë, 207 persona të lënduar. Mes të plagosurve edhe 17 kalimtarë

Protesta e dhunshme në Tiranë, 207 persona të lënduar. Mes të plagosurve edhe 17 kalimtarë

167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht gjatë protestave në Tiranë, pezullohen shtatë policë | Momenti