Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij

Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij

Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij

Reperi kanadez Drake ka mohuar pretendimet se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij, këngëtarja Kecia Sande.

Sponsor 3M Express

Sande ka bërë të ditur se është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe se pret një djalë, por nuk ka zbuluar identitetin e babait të fëmijës.

Mungesa e këtij informacioni nxiti spekulimet në rrjetet sociale se babai mund të ishte Drake, me të cilin këngëtarja ka pasur një lidhje në të kaluarën.

Megjithatë, përfaqësuesi i reperit 39-vjeçar i ka hedhur poshtë këto pretendime. Në një deklaratë për revistën “People”, më 6 tetor, ai u shpreh shkurt: “Është e rreme”.

Ndërkohë, Sande ka folur për partnerin e saj aktual në një intervistë për “Hello! Canada”, duke e përshkruar si një person shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ. Ajo ka treguar se do të dëshironte që djali i saj të trashëgonte prej tij lëvizjet dhe stilin.

Lidhja mes Sande dhe Drake daton prej vitesh. Emri i këngëtares është lidhur shpesh me këngën e reperit “In My Feelings” dhe vargun e njohur “Kiki, a më do?”. Në vitin 2022, gjatë festivalit OVO Fest, Drake e kishte ftuar atë në skenë, duke e prezantuar si “të dashurën e tij të parë”.

Reperi është tashmë baba i një djali, Adonis Graham, nga marrëdhënia me artisten franceze Sophie Brussaux. Drake e konfirmoi publikisht atësinë në vitin 2018, përmes këngës “March 14”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drake mohon se është babai i fëmijës që po pret ish-partnerja e tij appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij

Ekskluzive: Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij

Ballkani fiton në “Zahir Pajaziti”, mposht Llapin

Ballkani fiton në “Zahir Pajaziti”, mposht Llapin

Qytetari gjen kuletën me dokumente dhe para në Vushtrri, ia dorëzon Policisë

Qytetari gjen kuletën me dokumente dhe para në Vushtrri, ia dorëzon Policisë