Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë

Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë

Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se ajo e ka ditur se kush përfiton dhe kush pëson nga vendimet e marra ndër vite në sektorin e energjisë.

Ajo ka përmendur kundërshtimin e projekteve energjetike, përfshirë termocentralin e planifikuar nga ContourGlobal, projektin e gazit amerikan përmes MCC-së dhe gazin e lëngshëm amerikan, transmeton Klankosova.tv.

“Shtatë vjet kanë përfitu tregtarët e energjisë. E me gjasë, jo veç ata, por edhe këta që e kanë leju këtë gjendje”, ka shkruar Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Bajrami ka kërkuar që Qeveria të japë llogari për paratë e qytetarëve dhe përfitimet që, sipas saj, kanë realizuar tregtarët e energjisë dhe ata që kanë lejuar këtë situatë.

“Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade. Po hajde, tregojuni qytetarëve ku kanë përfundu paratë e tyre: në fitime të majme për tregtarët e energjisë, manipuluesit e tregut dhe ata që e kanë leju këtë gjendje”, ka deklaruar Bajrami.

Lexo edhe

Knicks fitojnë në vazhdime, Lakers dhe Spurs vazhdojnë serinë pozitive

Knicks fitojnë në vazhdime, Lakers dhe Spurs vazhdojnë serinë pozitive

Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjes së energjisë me Serbinë

Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjes së energjisë me Serbinë

Dritat e veriut tërheqin turistë drejt Skandinavisë

Dritat e veriut tërheqin turistë drejt Skandinavisë