Gazetari Berat Buzhala, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për kandidaten për Presidente të Kosovës, ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.
Buzhala ka thënë se, sipas tij, djali i Shiroka-Pulës ka deklaruar se nëna e tij nuk është në dijeni për propozimin.
“Djali i saj paska thënë në një emision që ‘nëna asgjë nuk din’. Paska thënë ‘nëna nuk din për këtë farë pune’”, ka deklaruar Buzhala./Klankosova.tv




