SHBA-ja më 12 shtator të 2025-tes kishte pezulluar dialogun strategjik me shtetin e Kosovës.
Ambasada amerikane në Prishtinë, kishte thënë se shkaktari i këtij pezullimi, lidhej me shqetësimet që amerikanët kishin lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë aso kohe, veçanërisht deklaratat e sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë çështje, presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, kërkoi nga senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, që të ndihmojnë në rifillimin e këtij procesi.
Njohës të proceseve ndërkombëtare e shohin rinisjen e këtij dialogu e shohin të rëndësisë së madhe.
“Në momentet ku ndodhet Kosova, ku shpejtë pritet të përmbyllë përfundimisht formimin e ushtrisë së Kosovës, atëherë ky hap strategjik dhe koordinim me SHBA që përfshinë fushën e sigurisë, kibernetike, e emergjencave dhe të tjera, përbën një hap aekuar që i mundëson Kosovës të përmbyll suksesshëm”, tha njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.
Diplomatë po e lidhin rëndësinë e rifillimit të këtij dialogu strategjik me SHBA-në, edhe me Gjykatën Speciale dhe ndikimin që vendi mund ta ketë në këtë drejtim.
“Një organizatë e specializuar që do te identifikonte shkeljet e Gjykatës, nuk mjafton të thuhet politikisht që gjykata ka bë dënime të ashpra, dhe ato t’i dorëzohen state departament, kongresit amerikan…”, u shpreh ish-ambasadori, Sylë Ukshini.
Me senatorët amerikanë është takuar dje pasdite edhe kryeministri Albin Kurti, por që nuk e ka përmendur çështjen e dialogut strategjik.
Sipas njoftimit të Zyrës së tij, ai nga senatorët Shaheen dhe Durbin ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake amerikane Bondsteel-it në bazë të përhershme.
Burimi: Dukagjini




