Detaje nga vrasja në Pogragjë të Gjilanit: Sekuestrohen tri armë, 68 fishekë dhe katër gëzhoja

Detaje nga vrasja në Pogragjë të Gjilanit: Sekuestrohen tri armë, 68 fishekë dhe katër gëzhoja

Detaje nga vrasja në Pogragjë të Gjilanit: Sekuestrohen tri armë, 68 fishekë dhe katër gëzhoja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku mbeti i vrarë një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 11 tetor, në orën 19:32. I dyshuari, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën, 29-vjeçar.

Sponsor 3M Express

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri armë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri të tipit M48 dhe një pistoletë pa karikator. Po ashtu, janë sekuestruar 68 fishekë dhe katër gëzhoja.

I dyshuari ende gjendet në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Amorim nën presion, Milani nuk po bind me paraqitjet e tij

Amorim nën presion, Milani nuk po bind me paraqitjet e tij

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes: Filloi muaji i tretë pa paga, sa duhet të presim?

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes: Filloi muaji i tretë pa paga, sa duhet të presim?

Shkëputet ashensori, humb jetën kamerieri 16-vjeçar në Shqipëri

Shkëputet ashensori, humb jetën kamerieri 16-vjeçar në Shqipëri