Dënohet për rrëmbim një burrë në Zvicër, shqiptari i njohur si “Pep Guardiola” përmendet si blerës i veturës së tij

Dënohet për rrëmbim një burrë në Zvicër, shqiptari i njohur si “Pep Guardiola” përmendet si blerës i veturës së tij

Dënohet për rrëmbim një burrë në Zvicër, shqiptari i njohur si “Pep Guardiola” përmendet si blerës i veturës së tij

Një person me kombësi shqiptare, i cili prezantohej me pseudonimin “Pep Guardiola”, është përmendur në një rast gjyqësor në Zvicër, ku një burrë nga Berna është dënuar për rrëmbimin e një gruaje dhe shitjen e paligjshme të një veture të marrë me qira.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, shqiptari kishte blerë një veturë të markës Skoda për rreth 15 mijë franga zvicerane nga burri që po gjykohej për rrëmbim, transmeton Telegrafi.

Siç raporton 20 Minuten, i dënuari duhej ta kishte kthyer veturën në shtator të vitit 2024, pasi nuk kishte paguar këstet e qirasë. Megjithatë, ai e kishte mbajtur automjetin dhe, pas incidentit të rrëmbimit, ia kishte shitur në Zvicër një blerësi nga Franca.

Sipas aktakuzës, për veturën kishte marrë rreth 15 mijë franga nga një burrë me kombësi shqiptare, i cili e quante veten “Pep Guardiola”. Paratë e përfituara nga shitja i kishte mbajtur për vete.

Në raportim nuk jepen detaje të tjera për identitetin e shqiptarit apo për ndonjë përgjegjësi të mundshme penale të tij në këtë rast.

Rrëmbimi i gruas në Thun

Rasti për të cilin u gjykua burri nga Berna kishte ndodhur më 28 dhjetor 2024, në qytetin Thun të Zvicrës.

Sipas aktakuzës, burri kishte shkuar në restorantin ku punonte një grua, pasi kishte mësuar se ajo kishte shkëmbyer mesazhe me partneren e tij nga Toffeni.

Ai kishte kërkuar të organizonte një përballje mes dy grave. Për të shmangur tërheqjen e vëmendjes në lokal, gruaja kishte dalë jashtë me të dhe kishte hipur në veturën e tij.

Gjatë rrugës kishte shpërthyer një konflikt. Kur gruaja kishte tentuar të dilte nga automjeti, burri e kishte kapur për xhakete, e kishte goditur dhe kishte vazhduar vozitjen.

Gruaja kishte tentuar të kontaktonte shërbimet emergjente përmes orës së saj inteligjente, por pa sukses.

Kur vetura kishte ngadalësuar pranë një garazhi nëntokësor, ajo kishte arritur të dilte nga automjeti ende në lëvizje dhe të ikte drejt garazhit, transmeton Telegrafi.

“Ju lutem më ndihmoni, po më rrëmbejnë!”, kishte bërtitur ajo drejt një shoferi që ndodhej aty.

Megjithatë, burri e kishte ndjekur mes veturave të parkuara dhe, sipas aktakuzës, e kishte tërhequr aq fort për flokësh sa ajo kishte rënë në tokë.

Më pas, ai e kishte detyruar të hipte sërish në veturë dhe ishin nisur drejt shtëpisë së partneres së tij, me qëllim që të realizohej përballja mes tyre. Por, partnerja nuk ndodhej në shtëpi.

Pas mesnatës, burri ishte qetësuar gradualisht dhe të dy kishin kontaktuar policinë.

Pranoi veprat para gjykatës, dënohet me tre vjet e nëntë muaj burg

Gjatë paraqitjes para Gjykatës Rajonale të Oberlandit, burri nga Berna i kishte pranuar veprat penale.

Ai kishte deklaruar se pas vdekjes së babait kishte filluar të konsumonte kokainë çdo ditë.

“Për fat të mirë përfundova në burg, përndryshe gjërat do të kishin përshkallëzuar plotësisht”, kishte deklaruar ai para gjykatës.

Gjykata e dënoi burrin me tre vjet e nëntë muaj burgim, pa pezullim të ekzekutimit të dënimit.

Rasti është raportuar nga mediumi zviceran 20 Minuten, ndërsa personi me kombësi shqiptare përmendet në aktakuzë në lidhje me blerjen e veturës./Telegrafi/

Lexo edhe

Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik

Belgjika paralizohet nga protesta kombëtare, anulohen fluturimet në aeroporte, ndërprerje edhe në transportin publik

Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Qeveria e Kosovës kujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigje

A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigje