Del në pah “rrena” e QKMF-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Klinë për sirenat e dritat e autoambulancës pas vdekjes së 43-vjeçares, Policia konfirmon se nuk funksiononin

Vdekja e 43-vjeçares Albona Morina, e cila u transportua nga Klina drejt Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, ka nxjerrë në pah mospërputhje mes deklarimeve të Drejtorisë së Shëndetësisë në Klinë dhe Policisë lidhur me funksionalitetin e sinjalizimit emergjent të autoambulancës.

Sponsor 3M Express

Pas raportimit të Gazetës Sinjali për dyshimet se autoambulanca nuk kishte sirenë dhe drita emergjente funksionale, drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Agron Bacaj, ka mohuar se automjeti kishte defekte, duke pretenduar se ishte i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

Sipas Bacajt, Policia ishte thirrur për shkak të gjendjes së rëndë të pacientes, kolonave në trafik, punimeve në rrugë dhe motit me shi, me qëllim që ajo të arrinte sa më shpejt në spital.

“Autoambulancat kanë qenë të pajisura me goma të dimrit, me sinjal, me krejt komplet. Arsyeja që stafi ka thirrë përcjellje të Policisë nuk është humbje sinjalistike, nuk është si pasojë e defekteve të mundshme në autoambulancë, por është për përcjellje më të shpejtë të rastit”, ka deklaruar Bacaj për Sinjalin.

Por, version tjetër ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka konfirmuar se autoambulanca ishte shoqëruar nga një patrullë policore me kërkesë të stafit të QKMF-së, pasi, sipas tyre, pajisjet e sinjalizimit emergjent nuk funksiononin.

“Atë që mund të ju konfirmojmë aktualisht lidhur me këtë çështje është se, me kërkesë të stafit të QKMF-së në Klinë, një patrullë policore e ka shoqëruar autoambulancën deri në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kjo asistencë është kërkuar për shkak se, në atë moment, sipas tyre, autoambulanca nuk i kishte funksionale pajisjet e sinjalizimit emergjent”, ka deklaruar Elezaj.

Ndërkohë, QKMF-ja në Klinë ka dalë edhe me një njoftim zyrtar për rrethanat e vdekjes së 43-vjeçares. Sipas versionit të institucionit, Morina kishte pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të infuzionit, ndërsa gjendja e saj ishte përkeqësuar pavarësisht trajtimit mjekësor.

QKMF-ja pretendon se gjatë transportimit drejt Pejës, pacientja ishte shoqëruar nga mjeku dhe infermieri, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të rrugës i ishte bërë reanimim kardiopulmonar. Për shkak të ngarkesës në trafik, sipas njoftimit, ishte kërkuar edhe asistenca e Policisë.

Kështu, deklarata e drejtorit të Shëndetësisë se autoambulanca i kishte pajisjet funksionale bie ndesh me atë që Policia thotë se kishte raportuar stafi i vetë QKMF-së për mosfunksionimin e tyre.

Rasti mbetet nën hetim nga institucionet përgjegjëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

Microsoft rikthen të gjitha shërbimet pas ndërprerjes që preku mbi 70 vende të botës

Microsoft rikthen të gjitha shërbimet pas ndërprerjes që preku mbi 70 vende të botës

Kurti: I kemi kryer të gjitha detyrat për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti: I kemi kryer të gjitha detyrat për statusin e vendit kandidat në BE