Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë

Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë

Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë

Një defekt në rrjetin kryesor të ujësjellësit në Krushë të Vogël do të ndërpresë furnizimin me ujë për disa vendbanime nga 14 deri më 16 tetor.

Sponsor 3M Express

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, defekti është evidentuar në një gyp me diametër 250 milimetra, përgjatë rrugës Prizren–Gjakovë. Riparimi është i vështirë, pasi gypi ndodhet në një thellësi deri në tetë metra.

Nga ndërprerja do të preken Krajku, Bregdrini, Zymi, Shëngjergji dhe disa lagje të Krushës së Vogël.

Kompania ka njoftuar se ekipet teknike do të punojnë për sanimin e defektit dhe u ka bërë thirrje banorëve të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit gjatë kësaj periudhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!

Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!