KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Hasan Prishtina”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit, ndërprerja pritet të zgjasë rreth dy orë, deri në sanimin e defektit.
Rrugët që do të preken nga ndërprerja janë:
- “Hasan Prishtina”
- “Azem Hajdari”
- “Migjeni”
- “Martirët Qerkezi”
Ndërprerje do të ketë edhe në rrugët dytësore përreth.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/




