Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aktiviteti tashmë tradicional, Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj tha se fermerët e kësaj ane me punën e tyre të vyer në vazhdimësi janë duke pasqyruar vlerat tradicionale të këtij lokaliteti me prodhime cilësore në dobi të ekonomive të tyre familjare dhe komunës në përgjithësi’
Ramosaj theksoi se përkrahja për fermerët dhe prodhuesit vendorë do të vazhdojë.

Ndërkaq edhe fermerët janë shprehur të kënaqur me këtë organizim i cili po ua mundëson promovimin e prodhimeve të tyre bujqësore.
Burimi: RTKLive




