Debat i madh mes influencueseve zvicerane për shpenzimet e tepruara, përfshihen edhe Mimoza e Ardiana

Debat i madh mes influencueseve zvicerane për shpenzimet e tepruara, përfshihen edhe Mimoza e Ardiana

Debat i madh mes influencueseve zvicerane për shpenzimet e tepruara, përfshihen edhe Mimoza e Ardiana

Një video në TikTok ka nxitur debat të madh në skenën zvicerane të influencuesve, pasi krijuesja e përmbajtjes Didi kritikoi shpenzimet e tepruara dhe mënyrën se si disa influencues e paraqesin atë si pjesë normale të përditshmërisë.

Sponsor 3M Express

E në qendër të debatit janë motrat shqiptare, që quhen Mimoza dhe Ardiana.

Didi kritikoi publikisht atë që e konsideron si konsum të tepruar nga shumë influencues zviceranë.Në videon e saj në TikTok, ajo tha se publikimi i vazhdueshëm i veshjeve të reja, blerjeve të shpeshta dhe produkteve të ndryshme po krijon përshtypjen se një stil i tillë jetese është normal dhe kërkon një rrjedhë të pandërprerë të blerjeve të reja, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

Ajo ngriti pikëpyetje edhe për reklamimin e produkteve të bukurisë, duke pretenduar se ndjekësit mund të krijojnë një perceptim të rremë kur influencuesit reklamojnë produkte të shumta dhe pretendojnë se i përdorin të gjitha.

Videoja mori shumë reagime dhe një pjesë e madhe e përdoruesve në komente u shprehën në mbështetje të kritikave të Didit.

Reagimi i Mimozës dhe përfshirja në debat

Pas publikimit të videos, duket se influencuesja Mimoza e ndjeu veten të përfshirë në kritikën e Didit.

Ajo publikoi një fotografi të profilit të Didit në TikTok, ku shihej edhe adresa e emailit për bashkëpunime, dhe e shoqëroi me mbishkrimin:“E dëshiron kaq shumë, është pothuajse e lezetshme”.

Ky reagim u interpretua nga shumë përdorues si tallje ndaj Didit, me pretendimin se influencuesja më e vogël mund të ishte xheloze ose të dëshironte të arrinte suksesin e krijuesve më të mëdhenj të përmbajtjes.

Mimoza u kritikua në rrjetet sociale dhe u akuzua për arrogancë. Më vonë, ajo e fshiu komentin nga postimi i Didit.

Në debat përfshihet edhe Ardiana

Debati nuk përfundoi me reagimin e Mimozës.

Në mbështetje të kritikave të Didit doli edhe influencuesja Valmili, e cila foli publikisht për shpenzimet e tepërta.
Kjo solli reagimin e motrës së Mimozës, Ardianës.

Në një story në Instagram, Ardiana e kritikoi Valmilin, duke e cilësuar sjelljen e saj si “çnjerëzore” dhe “te pamorlashme”.

Ardiana tha se nuk ishte kundër diskutimit për konsumin e tepërt, por vuri në pikëpyetje mënyrën se si Valmili po e trajtonte çështjen. Ajo gjithashtu iu drejtua asaj duke thënë: “Një ditë mund të bëhemi kolege, thjesht ta lëmë me kaq”

Valmili: Nuk është normale të shkosh çdo javë në Zara

Valmili iu përgjigj kritikave duke argumentuar se fakti që ajo është pjesë e industrisë së influencuesve nuk do të thotë se duhet të tolerojë çdo sjellje.Sipas saj, qëllimi i kritikës nuk ishte të sulmonte individë, por të ngrinte një diskutim rreth mënyrës se si konsumi paraqitet në rrjetet sociale.“Nuk është normale të shkosh te Zara çdo javë dhe të dalësh me dhjetëra çanta”, tha ajo.

Valmili tregoi se vetë përpiqet t’i përdorë rrobat e saj për një kohë sa më të gjatë dhe tha se ishte veçanërisht e lënduar nga përdorimi i fjalëve “çnjerëzore” dhe “imorale” ndaj saj.

Menaxhmenti i Mimozës paralajmëron veprime ligjore

Debati ka marrë përmasa më të mëdha edhe në komentet e rrjeteve sociale.

Disa përdorues kanë deklaruar se do t’i çndjekin Mimozën dhe Ardianën, duke kritikuar përmbajtjen e tyre reklamuese.“Meqenëse kanë postuar vetëm reklama, kam menduar ta heq ndjekjen ndaj tyre”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër e cilësoi situatën si “autogol të qartë”.

Megjithatë, ka edhe përdorues që i kanë mbrojtur motrat, duke argumentuar se konsumi dhe reklamimi i produkteve janë pjesë e punës së tyre si influencuese.

Në një deklaratë për 20 Minuten, menaxhmenti i Mimozës tha se komenti i saj ishte shkruar në mënyrë spontane dhe se nuk kishte pasur tonin që ajo kishte synuar.

Sipas menaxhmentit, Mimoza e fshiu komentin pasi kuptoi se mund të interpretohej ndryshe.

“Ajo e merr seriozisht diskutimin rreth konsumit të vetëdijshëm dhe respekton faktin që ka mendime të ndryshme për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.Megjithatë, menaxhmenti pretendon se në rrjetet sociale janë përhapur edhe deklarata të pavërteta për jetën private të Mimozës.

“Po përhapen pretendime tërësisht të sajuara rreth jetës së saj private. Ne i hedhim poshtë kategorikisht këto dhe po shqyrtojmë veprime ligjore”, thuhet në deklaratë.

Edhe Ardiana sqaron qëndrimin e saj

Edhe menaxhmenti i Ardianës reagoi për debatin.Në deklaratën e tij thuhet se diskutimi rreth konsumit të vetëdijshëm është i arsyeshëm dhe veçanërisht i rëndësishëm në rrjetet sociale.

Sipas menaxhmentit, Ardiana është e vetëdijshme për përgjegjësinë dhe ndikimin që ka tek komuniteti i saj.
Megjithatë, reagimi i saj nuk kishte për qëllim të kundërshtonte diskutimin mbi konsumin, por mënyrën se si, sipas saj, kritika ishte formuluar dhe drejtuar ndaj krijuesve të tjerë të përmbajtjes.

Menaxhmenti theksoi se mendimet e ndryshme për konsumin e vetëdijshëm janë plotësisht të pranueshme.

Debati ka rikthyer kështu në qendër të vëmendjes një çështje gjithnjë e më të diskutuar në rrjetet sociale: deri ku duhet të shkojë reklamimi dhe promovimi i konsumit nga influencuesit dhe kur ai fillon të krijojë një standard jorealist të jetesës për ndjekësit e tyre./Telegrafi/

Lexo edhe

Po shpërthen në Francë, gjiganti anglez e sheh si yllin e ardhshëm të sulmit

Po shpërthen në Francë, gjiganti anglez e sheh si yllin e ardhshëm të sulmit

Arteta trajner i Arsenalit deri në vitin 2030

Arteta trajner i Arsenalit deri në vitin 2030

Terras: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

Terras: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

Debat i madh mes influencueseve zvicerane për shpenzimet e tepruara, përfshihen edhe Mimoza e Ardiana | Momenti