Datë historike, Xhuli tregon se emrat e fëmijëve do t’i zbulojë më 28 nëntor

Datë historike, Xhuli tregon se emrat e fëmijëve do t’i zbulojë më 28 nëntor

Datë historike, Xhuli tregon se emrat e fëmijëve do t’i zbulojë më 28 nëntor

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuliana Nura, është bërë nënë e binjakëve, duke përjetuar një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj.

Sponsor 3M Express

Ndonëse deri më tani ka vendosur t’i mbajë larg vëmendjes publike emrat dhe fotografitë e fëmijëve, Xhuliana ka zbuluar se kur do t’i prezantojë ata për herë të parë.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, ajo ka bërë të ditur se më 28 nëntor do të publikojë fotografitë dhe emrat e binjakëve.

Xhuliana ka treguar se kjo datë ka një domethënie të veçantë për të, por edhe për shqiptarët, duke e lidhur vendimin e saj me rëndësinë historike të 28 Nëntorit.

“Emrat e fëmijëve publikohen më datën 28 nëntor. Për mua është shumë datë e rëndësishme, edhe për krejt shqiptarët dhe për krejt ne që e dimë historinë tonë. Më datën 28 nëntor publikohen fotot dhe emrat”, ka thënë ajo.

roar-assets-auto.rbl.ms

Kujtojmë se Xhuliana kishte bërë të ditur më herët se shtatzënia e saj ishte realizuar përmes metodës IVF (fertilizimi in vitro), një proces për të cilin kishte folur hapur edhe në intervista dhe publikime të ndryshme.

Tashmë, fansat e saj po presin 28 nëntorin për të parë për herë të parë binjakët dhe për të mësuar emrat që ish-banorja ka zgjedhur për ta. /Telegrafi/

Lexo edhe

Policia parandalon dy raste të kontrabandës në veri

Policia parandalon dy raste të kontrabandës në veri

“Episodi i kartoni e ndryshoi lojën”, Ilir Krasniqi mesazh të qartë: Ta harrojmë dhe të bëhemi më të fortë

“Episodi i kartoni e ndryshoi lojën”, Ilir Krasniqi mesazh të qartë: Ta harrojmë dhe të bëhemi më të fortë

Dua Lipa bëhet pjesë e GTA 6, kënga e saj përfshihet në albumin e videolojës

Dua Lipa bëhet pjesë e GTA 6, kënga e saj përfshihet në albumin e videolojës